Shkumbini i bën thirrje Bashkisë së qytetit për ndihmë financiare. Skuadra e Kategorisës së Parë renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe rrezikon rënien nga Kategoria e një nga arsyet e kësaj krize lidhet me anën financiare.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Shkumbini i kërkon Bashkisë ta ndihmojë financiarisht pasi janë drejt bojkotit dhe deri më tani skuadra ka luajtur pa lekë.

Postimi i Shkumbinit:

Kf Shkumbini i kerkon bashkise qytetit Peqin mbeshtetje financiare sepse jemi drejt bojkotit te kampionatit.financa 0.mbeshtetje 0.ndihme 0.

Bashkia Peqin as qe do t’ia dij fare qe ka dhe nje skuader futbolli ky qytet.futbolli ne kete qytet do te shkoj drejt shkrirjes nese nuk merren masat te menjehershme.ashtu sic i gjen leket bashkia per gjonat e tjera ti gjej dhe per futbollin.mos punesoj njerez qe nuk din se ku e kan vendin e punes por te punesoj futbollistat.

Kjo Bashki te kthej syt nga futbolli sa me shpejt sepse do te mbetet nje njolle zez per kete qytet.i bojm thirrje te gjithve te kontribojn per futbollin .mos bojn kritikun sepse futboll pa leke nuk ka.falenderojm futbollistat dhe trajnerat qe kan punuar pa lek tek ekipi pare dhe tek te rinjt.KF Shkumbini i kerkon falje tifozave.