Pasditja e sotme ofron një derbi shumë interesant në futbollin e moshave të Superiores të moshave U-17. Do të jetë ndeshja mes Djelmnisë Shkodrane dhe Vllaznisë, e cila do të zhvillohet në fushën sportive të kompleksit “Zmijani” të qytetit të Shkodrës, që pritet të jetë një ndeshje mjaft e bukur për t’u ndjekur.

Ndeshja starton në orën 15:00. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, që luajnë si miq, vijnë në këtë ndeshje, pas fitores së thellë të javës së shkuar në shtëpi me Brians.

Kjo pritet të jetë një përballje që me të vërtetë kërkon vëmendjen e duhur, jo vetëm nga ana e specialistëve të futbollit, por edhe në rradhët e tifozërisë, e cila pritet të jetë e pranishme në fushën sportive të kompleksit “Zmijani”, për ta ndjekur nga afër këtë takim.

Ndeshja Djelmnia Shkodrane-Vllaznia U17 do të luhet ditën e sotme, duke nisur nga ora 15:00.
Maringlen ZHIVANI