Sot do të luhen 5 sfidat e javës së 33 të Kategorisë Superiore.

Kryendeshja e javës do të jetë derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në ambjentet e stadiumit “AIR Albania”. Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin jo vetëm për prestigjin e vetë rivalitetit që ofron ky derbi, por edhe për objektivat e dy skuadrave.

Me fillim nga ora 16:00, do të zhvillohen 4 takime të tjera. Bylis-Vllaznia e cila do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ku skuadra shkodrane do të synojë vetëm suksesin pas tre rezultateve negative rradhazi, e njëjta objektiv vlen edhe për Bylisin e cila kërkon fitoren për të dalë nga ecuria e gjatë negative.

Në orën 16:00 do të luhet sfida Kastrioti-Teuta e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës, ku skuadra durrsake do të kërkojë fitoren për të mbajtur vendin e parë dhe për të ruajtur vazhdimësinë.

Në orën 16:00 gjithashtu do të luhet sfida Laçi-Skënderbeu, ku të dyja ekipet vijnë me ecuri pozitive, me Laçin e cila këtë sezon dëshiron titullin kampion dhe Skënderbeu kërkon triumfin për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.

Sfida tjetër e orës 16:00 është ajo mes Apolonisë dhe Kukësit e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku Apolonia edhe pse e ka një mision tepër të vështirë do të kërkojë të marrë pikë të çmuara për misonin “mbijetesë”.