Çiklizmi ne Shkoder sot duket ne nivele te pelqyeshme megjithate çfaredo qe te bejne sportistet aktuale, e kane nje problem shume te madh: Ate te krahasimit me Vllaznine e arte te viteve ’80 ku vellezerit Tafili e Brahim Syka ben gjithçka mire duke treguar nje dominim absolut ne kete sport.

Sot do te ndalemi tek njeri prej pjestareve te kesaj treshjeve, pikerisht Brahim Syka. Do ta bejme kete gje sepse “Tushi”, siç e therrasin te gjithe ne Shkoder, sot ka ditelindjen. Mbush 57 vjeç dhe me kete rast gazeta “SHkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur në Shkodër më 17 korrik 1963 dhe sportin e çiklizmit e fillon në moshën 15 vjeçare, pra në vitin 1978.
Një vit më vonë, duke qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë, shpallet kampion kombëtar I kësaj moshe dhe këtë sukses e përsërit edhe në vitin 1980.

Ecuria e mirë me të rinjtë, bën që ai të thirret në ekipin e të rriturve me të cilin do të konkurrojë nga viti 1981 deri më 1993 kur vendos të lërë sportin.

Është dalluar si një nga çiklistët më të mirë të vendit tonë për 10 vite me rradhë dhe bashkë me Agim e Sytki Tafilin, do të krijonin një treshe që do të dominonte në çiklizmin shqiptar.

Sëbashku, ata I japin disa tituj kampionë Vllaznisë, ndërsa që Brahim Syka arrin të zërë disa vende të dyta në Rrethet Çiklistike të Shqipërisë.

Po ashtu, me Vllazninë, ka arritur të fitojë dy medalje të arta në Spartakiadat Kombëtare të viteve 1984 dhe 1989.
Pjesmarrës në shumë gara ndërkombëtare si pjesë e kombëtares shqiptare për shumë vite me rradhë duke bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e zhvilluara.

Për fat të keq nuk ka arritur të fitojë asnjë Rreth Çiklistik si individ por gjithmonë është dalluar për nivelin e lartë që ka paraqitur në garat ku ka marrë pjesë.

Për të gjitha këto arritje, ai është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti” ndërkohë që kohët e fundit, Këshilli Bashkiak Shkodër i ka akorduar edhe titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Eshte zgjedhur si “Çiklist i shekullit” te Sk Vllaznia me rastin e 100 vjetorit te ketij klubit.Pas lënies së sportit, për disa vite me rradhë ka qenë anëtar I kryesisë së Federatës Shqiptare të Çiklizmit.
Gjergj KOLA