Sot duhej të ishin duke festuar ditëlindjen e tij. Familjarët dhe miqtë me siguri që do të mblidheshin tek lokali i tij për të festuar një tjetër përvjetor. Por prej tre vitesh e gjysëm, Viktor Jubani nuk është më mes tyre sepse eshte ndare nga jeta me 7 nentor 2018.
Por, kjo kurrsesi nuk do t’i pengojë ata, por as ne, për ta kujtur këtë volejbollist të mirë, këtë trajner të mirë, këtë muzikant të mirë dhe po ashtu edhe njeri të mirë, i cili pikërisht sot më 28 prill ka ditën e lindjes së tij dhe do të mbushte 79 vjeç.
Viktor Jubani ka lindur në Shkodër në vitin e largët 1943, pikerisht si sot 79 vjet me pare me 28 prill dhe rininë e tij do ia falte sportit të bukur të volejbollit teksa spikat duke luajtur me Vllazninë, Studentin, Dinamon, por edhe me ekipin tonë kombëtar në momentet më të lavdishme të volejbollit shqiptar.
Ka qenë pjesë e një brezi të shkëlqyer volejbollistësh si Haxhi, Fistani, Bakalli, Paloka, Bushati, Gjonaj, Sterkiq etj duke u vlerësuar edhe si “volejbollist i Shekullit” për SK Vllaznia duke lënë mbrapa shumë kujtime të cilat padiskutim do të kujtohen të gjithë jetën. Kujtimi i Viktor Jubanit për të gjitha këto, do të jetë i përjetshëm!
Gjergj KOLA