Pasditja e sotme do te dhuroje nje sfide shume interesante ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne oren 18.00. Vllaznia e volejbollit te femrave do te prese ekipin Barleti Volej, ne nje takim te vlefshem per Kupen e Shqiperise.

Kjo eshte nje ndeshje percaktuese sa i takon faktit se cila do te jete skuadra qe do te kualifikohet per ne turin finale te ketij kompeticioni. Pritet qe ne pallatin e sportit te kete edhe shume tifoze per t’i mbeshtetur vajzat e reja te Vllaznise per arritjen e nje fitoreje te mundshme.

Ne grup me ta eshte edhe Mirdita qe eshte shume i forte dhe tashme rivaliteti eshte ne mes Vllaznise dhe Barleti Volej se kush do te jete skuadra e dyte qe do te kualifikohet per ne turin e dyte.

Vllaznia e ka mundur Barletin edhe ne kampionat ne Shkoder dhe do te tentoje ta beje kete gje edhe ne ndeshjen e sotme per kupe. Padyshim qe do te synohet fitorja edhe ne kete ndeshje. Trajneri Mark Kroqi eshte shprehur se skuadra gezon nje forme te mire dhe do te behet çmos qe te fitohet kjo ndeshje per te qene ne mes ekipeve qe do te luftojne pastaj per fitimin e ketij trofeu.

Stafi teknik eshte duke pare mundesine per t’u perforcuar me ndonje lojtare cilesore dhe kjo do te bente pastaj qe te synohet fitorja edhe e dy trofeve sezonale.
www.shkodrasport.com