Ditën e sotme do të startojë edhe kampionati i kategorisë së parë dhe në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja Vllaznia B- Korabi. Një ndeshje që pritet me interes në fakt por në kampin shkodran ka disa probleme sa i takon kontigjentit të lojtarëve. Trajneri Kraja nuk do të ketë disa lojtarë në dispozicion dhe kjo ka bërë që ai të ketë dilema për ndërtimin e formacionit.

Dibra ende nuk e ka kaluar dëmtimin që ka pësuar prej kohësh, Hysenaj tashmë ka kaluar tek Partizani, Dema e Erkoçeviq janë larguar dhe sikur të mos mjaftonin këto, do të mungojë edhe mbrojtësi Balaj i cili dy ditë më parë ka pësuar një fatkeqësi familjare pasi i është ndarë nga jeta babai i tij.

Gjithsesi, objektivi i “Vllaznia B” edhe sot nuk do të ndryshojë teksa ajo do të synojë vetëm fitoren ndaj dibranëve.

www.shkodrasport.com