pektakël në “Loro Boriçi”, metifozët shkodranë që mbushinstadiumin dhe keqardhja më e madhe ishte vetëm fakti se nuk fitoi Vllaznia. Afro 11 mijë shikues ishin dje të pranishëmnë stadium, teksa rreth 80 prej tyre kishin ardhur nga Rumania si ultras të Universitatea Kraiovës. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

* Rregulla të forta sigurie nënjë perimetër të gjerë rreth stadiumit “Loro Boriçi”. Madje,kontrollet kanë qenë më tërrepta edhe kur në këtë stadium Kombëtarja jonë luantepërballë Italisë apo Spanjës.Kjo vjen edhe për shkak tëgjobave që ka marrë në edicionin e kaluar klubi shkodranpër incidentet në ndeshjen me Shiroki Brijeg, ndërsa UEFA ekishte klasifikuar takimin merumunët të një risku të madh.* Stadiumi u mbush thuajse 45 minuta para nisjes së sfidës. Një pamje e bukur ka ardhurnga grupimi “Vllaznit Ultras”,të cilët në startin e takimitkanë shpalosur një flamur tëkuq me inicialet “VU”.

* Dje ka pasur një mbipopullim edhe në tribunën VIP tëstadiumit. I pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Gjithashtu nukmund të mungonte ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka qenë epranishme në krah të kryebashkiakut aktual, Bardh Spahija.

* Nuk mungojnë në tribunë aslojtarë të ekipeve të tjera, ku dalloheshin mes tyre ata të Partizanit, Eneo Bitri dhe Valentino Murataj.* Në tribunën e medias kishtenjë prani të madhe tëgazetarëve nga Rumania.

* Trajnerët Mirel Josa dhe Laszlo Balitn e kanë ndjekur gjithëndeshjen në këmbë duke udhëzuar ekipet e tyre.

* Në minutën e 24-t u ndërprepër pak sekonda loja, nëmënyrë që lojtarët e të dyjaskuadrave të freskoheshin. Enjëjta gjë ndodhi edhe në të 69-ën minutë.

* Në minutën e 52-të, portieri Zogoviç debaton ashpër menjë prej sulmuesve miq. Kjo irriton edhe trajnerin e portierëve, Ideal Lekiqi, që kërkonnga ana e Zogoviçit që të mosbjerë pre e provokimit të rumunëve. Në këtë momentJosa i kërkon edhe Lekiqit tëruajë qetësinë.

* Mesfushori kosovar i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku, rrëmben duartrokitjet e publikut shkodran për performancën e tijnë pjesën e parë. Ai ishte deciziv disa herë në thyerjet eaksioneve të rumunëve.