Do të nisë në orën 20:00 në Paris, pikërisht në Kullën Eiffel, në vendin që njeh më shumë fotografë e të fotografuar, ceremonia madhështore Topi i Artë 2017. Kandidatët potencialë për të fituar këtë çmim janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. I pari e ka fituar pesë herë këtë trofe, ndërsa Ronaldo katër. Nga ana tjetër, mediat spanjolle e kanë bërë fakt të kryer se këtë herë do të jetë sërish Ronaldo ai që do ta fitojë, duke e barazuar argjentinasin.

Hegjemonia nuk ndryshon edhe këtë vit, teksa na mbetet vetëm të shohim nëse lajmi i medieve spanjolle do të jetë i vërtetë, sepse ato tashmë e kanë shpallur fituesin: Cristiano Ronaldo!