Mesfushori anësor i Interit, Antonio Candreva, për mikrofonat e ‘Premium Sport’, ka thënë se përulësia dhe trajneri Luciano Spalleti janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në sukseset e tyre“. Sekreti i këtij Interi është puna dhe përulësia. Të gjithë jemi titullarë, jemi një grup i mirë lojtarësh, ndërsa Spalleti është një trajner i madh”, ka thënë Candreva. “Çfarë ka ndryshuar nga viti i kaluar?

Atë që ka ndidhur sezonin e kaluar dëshirojmë ta harrojmë sa më shpejt, ka qenë një vit zhgënjyes për ne, ndërsa këtë vit kemi nryshuar shumë, sidomos mentalitetin”, shtoi tutje italiani, i cili foli edhe për derbin e së shtunës ndaj Juventusit. “Kemi hyrë në javën më të bukur të kampionatit. Do të jetë një ndeshje e madhe, gjithashtu e vështirë, duhet të jemi shumë të koncentruar. Do të jetë një ndeshje fizike. Këto komponente e bëjnë një ndeshje të madhe”, deklaroi Candreva.