Një sulmues nga Kosova bën hapin e madh në karrierë, transferohet tek skuadra belge Antwerp. Bëhet fjalë për futbollistin Arbnor Muja të Dritës së Gjilanit.

Kuptohet qartë se forma e shfaqur nga 23-vjeçari në përballjet ndërkombëtare të “Intelektualëve”, më konkretisht ndaj vetë skuadrës belge Antwer.

Njoftimin për nënshkrimin me sulmuesin kosovar e vetë klubi belg në kanalet zyrtare.

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me Royal Antwerp FC. 23-vjeçari Muja vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Arbnor Muja është një sulmues anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11”.