Kampionati shqiptar i futbollit rikthehet në këtë mesjavë dhe më saktë nesër me ndeshjet e raundit të 33-të. Edicioni që po shkon drejt fundit ende nuk ka ndarë asnjë verdikt përfundimtar dhe kjo e bën interesant edhe në javët e ngelura. Vllaznia që po lufton për zonën europiane, nesër do presë në Shkodër ekipin e Teutës.

Një duel aspak i lehtë dhe shumë i sikletshëm për kuqeblutë. Të cilët nëse duan dhe pretendojnë një kualifikim në kupat europiane kanë si detyrim fitoren nesër. E duket se edhe kalendari i kundështarëve direktë për Europën duket se e “favorizon” disi Vllazninë. Kjo pasi Laçi që është aktualisht në vendin e katër do ketë një transfertë delikate.

Kurbinasit udhëtojnë drejt Kukësit për tu ndeshur me vendasit. Ku për herë të parë kuksianët luajnë për mbijetesën në Superiore. Dhe dueli prite shumë interesant dhe me shumë kuriozitet në “Zeqir Ymeri”.

Edhe Egnatia që është disi e shkëputur në vendin e tretë ka një duel të fortë me Kastriotin. Për krutanët po ashtu është mundësia e fundit për të shpresuar mbijetesën. Megjithatë dueli direkt dhe në distancë në këto javë për Vllazninë duket se do jetë me dyshen Laçi-Teuta.

E duke nisur nga nesër, durrsakët mund të dalin jashtë gare me një humbje në Shkodër. E tashmë gjithçka është në dorën e Vllaznisë për kualifikimin në Europë, në këtë sprint final të edicionit në Superiore.
Endri ÇINARI