Klubi i Milanit njoftoi zyrtarizmin e ako rdit me Zlatan Ibrahimoviçin, nëpërmjet postimit të një videoje në rrjete sociale. Vetëm 7 sekonda, por që shërbyen për të ndezur edhe më shumë kuriozitetin e një populli të tërë tifozësh.

Milanistët e prisnin zbarkimin e suedezit, por gjithsesi u shtangën nga ato pak imazhe që përfshinin një qiell kuqezi, Milanin e parë nga lart dhe disa rrufe që skalisnin parullën ‘iZ coming’(Po vjen). 

Një anglishte e shtrembëruar enkas për të lidhur Znë e emrit të Zlatanit me risinë që ‘Djalli’ po bënte publike. Disa minuta më vonë, klubi njoftoi me ritualin e komunikatës për mediat, akordin me Ibrën, duke theksuar: ‘Zlatan Ibrahimoviç përqafon Milanin.

Sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me mundësinë për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit tjetër’. Marrëveshja parashikon një pagesë prej 3 milionë eurosh për 6 muaj, teksa në rast se 38-vjeçari do të vijojë të luajë për Milanin, në sezonin tjetër do të arkëtojë 4.5 milionë euro.

Në momentin e firmës janë përfshirë disa bonuse të arritshme nëpërmjet golave në total dhe atyre vendimtare, pa harruar numrin e prezencave apo të asisteve.

IBRA

Objektivat janë kusht, por suedezi dhe klubi italian mund të vijojnë martesën edhe pa arritjen e tyre, por do t’i duhet të gjejë mirëkuptimin me drejtuesit kuqezi. Bisedimet gjithmonë janë kryer duke anashkaluar aspektin financiar, pasi sulmuesin me Maldinin e Bobanin e lidh një miqësi direkte.

GATI PËR LUFTË 

Edhe reagimi i Ibrahimoviçit, në lidhje me paktin me ‘Djallin’, ishte i fortë, duke lënë të kuptohet se Milani përbën më shumë se një sfidë personale. Me 56 gola në CV, ai është sulmuesi që ka shënuar më shumë me fanellën kuqezi në dekadën e fundit dhe asnjë yll, duke kaluar nga Torres te Higuain, nuk ka mundur të bëjë më mirë.

Ibra-Zllatan

Jo më kot, për hir të Ibrës, drejtuesit mbyllën një sy përpara politikës së klubit që parashikon të rinj dhe me talent. Investimi dhe besimi janë të nivelit të lartë, aq më tepër që mosha e sulmuesit është 38 vjeç, nuk luan që prej 25 tetorit e për më tepër, në dy vitet e fundit, karriera e tij është zhvilluar në një kampionat me cilësi jo fortë të lartë, siç është kampionati amerikan.

GJIGANT SOCIAL 

Arsyet e Milanit për të angazhuar dikë si Ibrahimoviç, shkojnë përtej atyre sportive. Vetëm 24 orë pas firmës, kërkesat për një fanellë me emrin dhe numrin e tij janë shumë të larta.

Klubi synon të përfitojë edhe nga fama e sulmuesit, i cili me 40 milionë ndjekës në rrjete sociale ka thuajse 6-fishin e atyre të vetë Milanit që aktualisht numëron 6.7 milionë ndjekës. Vetëm video e prezantimit të afrimit të Ibrës numëroi 1 milion rispostime në më pak se një orë, çka flet qartë për impaktin pamor të 38 vjeçarit.

Zlatan-Ibrahimovic-Earn-a-huge-sum-in-AC-Milan-with.img

Një shembull të ndikimit financiar të gjigantit nga Malmoe e ofron Mançester Junajtidi, që në vitin 2016, brenda një javë, faturoi 89 milionë euro falë shitjeve të bluzës më emrin e Zlatanit.

Shifra është e jashtëzakonshme e me gjasa e paarritshme, sepse përveç se po flasim për thuajse katër vite më parë, tregu anglez është lider i sektorit, ndërsa edhe vetë Ibra asokohe ofronte tjetër joshje.

Milani nuk shprehet me shifra, por besimi për një rritje të numrit të fanellave të shitura është lehtësisht e imagjinueshme, sidomos pasi lojtari të ketë bërë zgjedhjen e numrit që aktualisht përflitet të jetë 21-shi. BIZNES

MBI BIZNESIN 

Përveç marketingut për produktet e ekipit, efektin e Ibrës e ka ndierë edhe shitja e abonimeve. Fushata për fazën e dytë të kampionatit për ndeshjet në ‘San Siro’ ka nisur në fillim të muajit, por numri i kërkesave ka ardhur në rritje të dukshme pas 24 orëve të fundit.

Nëse Ibra ndryshon pozitivisht edhe rezultatet e skuadrës, parashikohet një fluks më i madh tifozësh për ndeshjet e Milani, çka do të përkthehet në përfitime ekonomike. E fundit, por me siguri jo për nga rëndësia, 38- vjeçari parashikohet të ‘prekë’ edhe sponsorët.

goal_zlatanibrahimovic-cropped_1srz7x0qemims1s2ellyi8xq0q

Administratori Ivan Gazidhis pak ditë më parë deklaroi se Milani ka vetëm një sponsor të fuqishëm e që do të duheshin të paktën tre të tillë. Me Ibrën rriten shanset e afrimit të investitorëve që duke u mbështetur te Milani, do të kenë arritur edhe blerjen më të re të klubit.

Mosha e tij mund të ngjallë dyshime, por në nivel marketingu, Zlatan Ibrahimoviç mund të konsiderohet si një industri më vete, aq më tepër që kompani si ‘Volvo’ e ka ambasador marke, apo ‘Mind the gum’ (çamçakëzi që po thyen tregun) e kanë ‘gjeneral’ të fushatave të tyre reklamuese.