Pasditen e sotme ka startuar në Velipojë edicioni i rradhës i turneut të beach-voley i emërtuar “Volej-Poja beach” dhe i organizuar nga Bashkia Shkodër.

Ai do të zgjasë tre ditë dhe sivjet ka një pjesmarrje edhe më të madhe teksa për meshkuj do të konkurrojnë plot 17 çifte ndërkohë që për femra janë 5 çifte pjesmarrëse.

Interesant është fakti se përveç sportistëëve amatorë ka edhe shumë profesionistë dhe jo vetëm të Vllaznisë por edhe të ardhur nga Tirana, Shijaku, Elbasani etj. Në ditën e parë janë luajtur plot 17 ndeshje.

Pjesmarrësit janë ndarë në grupe teksa tek meshkujt janë 4 grupe ndërsa tek femrat 2. Finalet e tij edicioni do të zhvillohen ditën e dielë.

Në orën 17.00 do të zhvillohet finalja e femrave dhe një orë më vonë ajo e meshkujve.
www.shkodrasport.com