Ndonëse barazimi në Firence kundër Bullgarisë nuk la një shije shumë të mirë, Roberto Mançini arriti që të shkruajë rekordin personal të radhës, duke qenë se në “Artemio Franki” trajneri regjistroi ndeshjen e 18-të në shtëpi pa humbje (11 fitore dhe 7 barazime). Ish-sulmuesi i Lacios kaloi Marçelo Lipin, i ndalur në 17 ndeshje shtëpiake pa humbje.

– Në të njëjtën kohë, Italia barazoi edhe rekordin e Spanjës me 35 ndeshje zyrtare pa humbje radhazi (27 fitore dhe 8 barazime, e vendosur në periudhën 2007-2009, ndërkohë që të dielën ndaj Zvicrës do të kërkohet rekordi i Brazilit me 36 takime (periudha 1993-1996).

– Përpara Federiko Kiezës, lojtari i fundit i Juventusit që i shënonte nga jashtë zone Bullgarisë me bluzën e Italisë ka qenë Roberto Baxhon në Botërorin 1994.

– Hera e fundit që Italia lëshonte 27 goditje drejt portës rivale ka qenë në nëntor 2017, në sfidën kundër Suedisë.

– Italia ka pësuar të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit, pas 11 ndeshjesh radhazi në të cilat e mbajti atë të paprekur