Ergys Kaçe pritet të prezantohet te Partizani. Demat e Ilir Dajës kanë gjetur akordin me mesfushorin 28 vjeçar, që ka një karrierë të pasur në futbollin grek.

News24 bën me dije se sot në ditën e fundit të merkatos, Partizani do prezantojë afrimin e bujshëm për Superligën shqiptare.

Për mesfushorin e Kombëtares në garë veç Partizanit ishte edhe Tirana. Kaçe prej muajsh ishte lojtar i lirë, pasi prishi kontratën që kishte me Arisin e Selanikut.

I dalë nga moshat e PAOK, mesfushori që ka luajtur 25 ndeshje me Shqipërinë, ka pasur karrierë të pasur prej 11 vitesh edhe me ekipe si Panathinaikos apo Vitoria Plzen.

Pjesën më të madhe të paraqitjeve, Kaçe e ka zhvilluar me fanellën e PAOK. Padyshim që afrimi i tij në Superligën shqiptare, e kthen në transferimin më të vlefshëm të verës./newsport/