Faza e parë e kampionatit të kategorisë së parë tashmë është mbyllur dhe kjo periudhë e ndërprerjes së tij shpeshherë shërben për të bërë edhe një bilanc të ecurisë së deritanishme.

Tek Vllaznia janë aktivizuar deri më tani plot 20 futbollistë, nga të cilët vetëm dy prej tyre i kanë luajtur të plota ato. Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri dhe mbrojtësin Erdenis Gurishta.

Në të 9 ndeshjet e zhvilluara në fushë kanë qenë edhe sulmuesi Junior dhe mesfushori Zogaj por ato janë zëvendësuar dhe nuk e kanë minutazhin e plotë.

Ja lista e plotë e lojtarëve të Vllaznisë të aktivizuar deri më tani.

1. Alen Sherri 810 minuta
2. Erdenis Gurishta 810 minuta
3. Silvio R.Per.Junior 762 minuta
4. Silvio Zogaj 755 minuta
5. Alsid Tafili 720 minuta

6. Dan Gelu Ignat 720 minuta
7. Valto Zeqaj 720 minuta
8. Olsi Gocaj 706 minuta
9. Arsen Hajdari 632 minuta
10.Ardit Krymi 630 minuta

11.Gilman Lika 486 minuta
12.Dejvi Bilali 434 minuta
13.Samet Ruqi 237 minuta
14.Antonio Marku 220 minuta
15.Renato Malota 143 minuta

16.Eziamaka Coll.Ikenna 71 minuta
17.Belajdi Pusi 24 minuta
18.Zabit Mehmedaj 14 minuta
19.Sahmet Lushaj 11 minuta
20.Ergi Borshi 5 minuta
© shkodrasport.com