Raheem Sterling ka arritur marrëveshjen me Manchester City-n për një kontratë pesëvjeçare.

Sipas Daily Mail, rroga e Sterling do të rritet ndjeshëm, sulmuesi i City-t pritet të fitojë 200,000 euro në javë.

Burimet pranë klubit besojnë se ai do të jetë anglezi i parë që do të kalojë shifrën 100 mln euro fitime në karrierë, duke përfshirë marrëveshjet komerciale dhe bonuset, përpara se të bëhet 25 vjeç.

Negociatat kishin kohë që zhvilloheshin, por Sterling thuhet të ketë pranuar ofertën e fundit, me kontratën që pritet të firmoset zyrtarisht në javët e ardhshme.

Daily Mail gjithashtu raporton se Sterling do të hapë një akademi në Londër për fëmijët që nuk kanë mundësi të barabarta me të tjerët.

Guardiola është shumë i kënaqur me progresin e anglezit në dy vitet e fundit. Kjo mund të jetë marrëveshja më e rëndësishme e drejtorit sportiv Txiki Begiristain pasi lojtari kërkohej nga Real Madrid.