Ardhja e Cristiano Ronaldos në Itali, e ka bërë dhe më të rëndësishme Serinë A këtë sezon. Rivaliteti është rritur e padyshim ekipet kanë një motiv më shumë për të luftuar në kampionat. Mirëpo ky rivalitet nuk është vetëm në sulmin e skuadrave kryesore të Serisë A, pasi një tjetër “betejë” është ajo në portë. Një sajt vietnamez “bongdaplus.vn”, i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe analizues portierëve të ekipeve kryesore të Serisë A në Itali.

Në këtë analizë del në plan të parë fakti, që nga gjashtë ekipet kryesore, vetëm Milan ka portier Italian, ndërsa Juve & Co kanë zgjedhur “gardian” të kombësive të ndryshme për katërkëndshin.

“Paradoksi i futbollit që ka prodhur portierë të klasit botëror. Ekipet italiane nuk preferojnë portierët vendas. Ku kanë shkuar portierët italian?”-shkruan ky sajt.

Ndërkohë më tej vijohet duke shkruar se gjatë ekipet e vendeve të para kanë portier të huaj, veç Milanit që i ka besuar katërkëndshin Gianluigi Donnarumma. “Wojciech Szenzesny (Juventus) është portier i Polonisë, Samir Handanoviç (Inter) është portier i Sllovenisë, David Ospina (Napoli) është kolumbian, Robin Olsen (Roma) është i Suedisë dhe së fundi, portieri i Lazios është shqiptari Thomas Strakosha”-shkruan sajti vietnamez.

Por nuk janë vetëm gjashtë vendet e kreut, që portën ia kanë besuar portierëve të kombësive jo italiane. Fakt interesant ky që tregon se ekipet elitare në Serinë A besojnë më shumë te portierët e huaj, ndërsa në Itali duket sikur ka gjithmonë dhe më pak interes për të prodhuar portier të talentuar, për sa kohë Strakosha me shok do të jenë në nivele të tilla./telesport/