Arda Kurtulan po kalon një moment mjaft të mirë në Turqi me skuadrën e Dijarbekirspor në Ligën e Dytë Turke.

Në disfatën që skuadra e tij mori përballë Vansporit me rezultatin 1-3, 21-vjeçari realizoi golin e vetëm për Dijarbekirsporin.

Ky është goli numër 5 për talentin e Kombëtares Shpresa këtë sezon, i cili luan i huazuar nga skuadra e Superligës Turke, Adana Demirspor.