E shtuna rikthen Superioren dhe të gjitha ndeshjet e javës së 34-t do të zhvillohen në orën 17:00.

Në program është Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Shkodranët synojnë tre pikët për të siguruar kualifikimin në Kupat e Europës.

Sigurisht Tirana nuk do të ketë motivin e zakonshëm, pasi fitoi titullin në derbi ndaj Partizanit.

Skënderbeu-Laçi është si një miqësore, ndërsa në Egnatia-Partizani dhe Kukësi-Dinamo pritet luftë e fortë sportive. Në program për të shtunën është edhe Kastrioti-Teuta.