Dinamo ka marrë tre pikët e para të këtij edicioni në kampionat teksa ka mundur me shifrat 2-1 në mënyrë dramatike Kukësin në sfidën mes dy skuadrave të cilat deri tani nuk kishin shijuar pikët në kampionat.
Pjesa e parë nuk dhuroi thuajse asgjë nga skuadrat, të cilat krijuan dhe rrezikuan pak herë portën kundërshtare. Ndërkohë, në pjesën e dytë, ritmi u rrit pak dhe fillimisht ishte Dinamo që gjeti avantazhin me Prodanin, e më pas Kukësi barazoi me Salami.
Të dy ekipet më pas shpërdoruan raste të pastra dhe ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit. Por pikërisht në minutën e fundit nga 11 të tilla shtesë që u akorduan, Prodani gjeti përsëri rrjetën dhe i dha fitoren e parë Dinamos nën drejtimi e Di Biaxhos, duke zhytur edhe më shumë Kukësin në fundin e tabelës.
DINAMO-KUKËSI 2-1
52′, 90’+11′ Prodani / 75′ Salami