Java e 28-të e Superiores do të mbyllet me dy ndeshjet e sotme. Në orën 14:00, Kukësi pret në stadiumin e tij Vllazninë, një sfidë që përfaqëson dy skajet e renditjes, vendin e fundit dhe të dytë.

Verilindorët duan mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë, teksa vlen vetëm fitorja në këtë pikë të sezonit. Një mision i vështirë për Kukësin, por jo i pamundur, duke shpresuar të marrë atë rezultat si në fazën e dytë në shtëpi.

Nga ana tjetër vjen Vllaznia me një ecuri fantastike. Shkodranët, në rast fitoreje, do të merrnin kreun e renditjes. E paimagjinueshme një fazë më parë, kur Vllaznia gjendej jahstë katërshes së parë.

Në orën 17:00 do të luhet derbi Tirana-Dinamo në “Air Albania”. Jo vetëm që përfaqëson dy skuadrat ikonike dhe më të titulluara në Shqipëri, por njëkohësisht vlen edhe vendin e katërt, skuadra e fundit që shkon në Final 4. Aktualisht të dyja skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh me 36, duke mbajtur vendin e pestë dhe të gjatë, 4 pikë larg Skënderbeut të vendit të katërt.