Kukësi do të presë ditën e nesërme Vllazninë në “Kukës Arena” për tëbërë mes tyre llogaritë e javës së 28-të të Superiores. Ndeshja do të startojë në orën 14:00 dhe për verilindorët është shumë delikate.

Pas fitores me Laçin po në shtëpi, verilindorët do të synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Nuk do të jetë e lehtë për Bledar Devollin, pasi përveç se përballë do të ketë skuadrën më të mirë të kampionatit, do të vuajë edhe disa mungesa.

Ndaj shkodranëve nuk llogaritë shërbimet e Kleandro Lleshit dhe Atdhe rashitit. Të dy lojtarët kanë probleme fizike dhe kjo bën me “dhimbje koke” trajnerin gjirokastrit, i cili duhet të mendojë për planin B.

Por nga ana tjeter edhe Vllaznia ka tre mungesa te sigurta. Duke filluar nga ajo e portierit Qarri, per te vazhduar me mbrojtesin Smajli dhe per te perfunduar me mesfushorin Krymi.