133 iluministët e sportit shqiptar. Ky është libri më i ri i gazetarit sportiv, Irfan Rama, që është promovuar të mërkurën pasdite në Tiranë. Një seri figurash sportive e jo vetëm në promovimin e këtij libri, që tregon vlerësimin për autorin e tij. E Irfan Rama tregon se si ka lindur ideja e këtij libri, që në fakt është i treti në serinë e bibliografisë sportive të këtij autori.

“Ideja është e hershme, kur ne kemi nisur gazetarinë sportive. Kam 36 vite që merem me gazetarinë sportive, fillon me Bledar Kolën, më 19 shtator 1988 dhe vazhdon më tej me shtypin sportiv”, ka deklaruar ndër të tjera Irfan Rama.

Por kë do të veçonte ndër emrat më të spikatur në librin e tij Irfan Rama? E vështirë për autorin, sepse në të thuajse është e gjithë historia e sportit shqiptar e të gjithë trevave shqipfolëse.

“Indivitë të shquar, të talentuar, janë të konceptit ekzistencialist, pra të konceptit që çdo njeri që është i pasqyruar aty, përmban një individualitet”.

Sa e përfaqësuar është treva e Lezhës, me aq shumë histori sidomos në futboll?

“Në këtë libër e gjen të pasqyruar me Fehmi Ramën, Salvador Kaçajn, Isuf Pelingut, njeriut të madh të futbollit lezhjan”.

E Irfan Rama nuk ka ndërmend të ndalet, ndërsa biblioteka sportive pret dhe të tjera libra prej tij.

“Patjetër që do shkruaj, kemi gjëra të reja”.