HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETafaj: Merita e fitores ndaj Vllaznisë i takon trajnerit Shehi

Tafaj: Merita e fitores ndaj Vllaznisë i takon trajnerit Shehi

Alban Tafaj, ish-futbollist i njohur i Tiranës, ka analizuar sot në studion e “Sport News Plus” në “News 24” fitoren e bardhebluve dhe ecurinë e këtij ekipi në fillimin e sezonit. Sipas tij, trajneri Orges Shehi ka një meritë të jashtëzakonshme për atë që po bën me ekipin kryeqytetas.

“Fitore me peshë dhe lojë, ishte një Tiranë shumë e bukur. E kam ndjekur nga afër, e kam parë me detaje. Me Teutën e kam parë luftarake dhe agresive, ka avantazh të madh karshi kundërshtarit se fitonte çdo dyluftim, me Teutën e tregoi.

Me derbin jemi në një mendje të gjithë dhe derbi ishte i zbehtë. Derbin e fituan spektatorët, ishte një ndeshje jo shumë për t’u vlerësuar nga cilësia e lojës por tre pikët janë të rëndësishme se derbi me një rival të përjetshëm ka bërë mjaft mirë.

Kurse atë të Vllaznisë bëri një ndeshje që besoj se e ka interpretuar në detaje shumë mirë dhe meritë të veçantë ka trajneri. Ka meritë të jashtëzakonshme se diti ta çojë skuadrën ku duhet në pikat e rëndësishme të Vllaznisë për t’i evidentuar dhe bllokuar.

Ka bërë mjaft mirë gjatë kësaj periudhe, e njeh mjaft mirë këtë skuadër dhe punon mjaft i qetë me këtë grup. Skuadra ka ndryshuar se nuk është ajo kampione, besoj se vlera të mëdha te kjo skuadër merr edhe trajneri”, tha Tafaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments