Mesfushori 18-vjeçar brazilian Gabriel Moscardo, që aktualisht luan me skuadrën e Corinthians, ka bërë zgjedhjen për të ardhmen e tij. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, lojtari ka vendosur të luajë me PSG, kampionët e Francës.
Moscardo kishte oferta edhe nga Chelsea e Barcelona, por duket se talenti brazilian ka vendosur të luajë me PSG, pasi ka marrë edhe bekimin e trajnerit Luis Enrique. Ky i fundit ka dhënë OK-in e tij për transferimin e lojtarit, për një shifër rreth 25 milionë euro.
Mesfushori që luan edhe me kombëtaren U-23 të Brazilit, ka një kontratë deri në vitin 2026 me Corinthians. Për të janë interesuar disa nga ekipet “big” në Europë, por zgjedhja e tij është PSG.
Gjithsesi, Moscardo do të qëndrojë në vendlindje deri verën e ardhshme dhe më pas do të zbarkojë në Europë.Aventura e tij në Europë do të nisë sezonin 2024-2025, kur të jetë 19 vjeç./telesport/