Leo Gaxha është një nga talentet premtues me origjinë shqiptare. Ai është rritur në Irlandë dhe aktualisht aktivizohet me të rinjtë e Shefilld Junajtid, ku ka firmosur edhe një kontratë si profesionist.

Sulmuesi ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe lakmohet nga kombëtarja kuqezi dhe ajo e Irlandës, teksa është aktivizuar për të dyja në ekipet e moshave. Në një intervistë për ”Super Sport”, 18-vjeçari tregon se nuk ka vendosur ende për kombëtaren, që do zgjedhë.

“Unë kam luajtur me 15-vjeçarët e Irlandës, më pas kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj, pasi edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë. Idhulli im është Stiven Xherard, ndërsa në Kombëtare kam më pëlqen Armando Sadiku.

Do kisha qejf të luaja për Liverpulin. Më pëlqen të luaj në qendër të sulmit. Nëse do kualifikohej në Ligën e Kampionëve, do ishte diçka shumë e mirë për Shefilld Junajtid.

Në Premier Ligë kanë fituar ndaj Arsenalit dhe skuadrave të tjera të mëdha. Broja është një lojtar shumë i mirë dhe atij i uroj shumë suksese për të ardhmen”, përfundoi Gaxha. /vipsport/