Java e dyte e fazes se dyte te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj ka dhuruar nje “klasike” edhe ne kete sport: Pikerisht ate perballjen e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

Ndeshja do te luhet diten e diele ne ora 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe po pritet me shume interes. Ne fakt, vete shoqata e basketbollit “Vllaznia” prej pak ditesh ka nisur edhe reklaminin e kesaj perballje duke i ftuar tifozet te jene te pranishem ne te.

Ne fakt, interesi per te mbeshtetur Vllaznine eshte shtuar kohet e fundit dhe kjo eshte pare edhe me rritjen e numrit tifozeve ne pallatin e sportit. Te dielen mendohet te jene edhe me te shumte ne mbeshtetje te djemve te drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi.

Te dy ekipet perpara kesaj sfide ndodhen ne te njejten kuote pikesh- 19 dhe ndajne me njeri- tjetrin vendin e trete dhe te katert ne renditje. Pikerisht per kete, shkodranet do te synojne me çdo kusht fitoren, per te kapur ne kete menyre podium dhe jo vetem per te mos e leshuar me ate, por per t’u ngjitur ndoshta edhe pak me lart./SHKODRA-SPORT.COM/