Pas kampionatit kombetat te 18 vjeçareve qe u zhvillua pak dite me pare ne Shkoder, nje tjeter aktivitet atletike do te zhvillohet javen qe vjen po ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”. Kete here behet fjale per nje aktivitet qe zhvillohet ne nderim te figurave te shquara te atletikes shkodrane.
Shoqata e atletikes Vllaznia, ne bashkepunim me Bashkine Shkoder dhe Federaten Shqiptare te Atletikes kane vendosur qe kete aktivitet ta emertojne Kupa “Gezim Mema & Vildan Tufi”, ne nderim te dy ish- trajnereve te shquar qe tashme nuk jetojne me.
Nga sa “Shkodra Sport” ka mesuar, kjo kupe do te zhvillohet diten e merkure me date 19 prill, duke filluar nga ora 15.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne te do te marrin pjese atletet me te mire te te gjithe ekipeve te Shqiperise, por edhe te ftuar nga Rajoni.
Po ashtu mesojme se kjo kupe ne nderim te ketyre dy figurave te shquara do te jete e pervitshme dhe do te financohet nga Bashkia Shkoder. Pritet qe gjate zhvillimit te saj te kete edhe nderime te figurave te tjera te atletikes shkodrane.
Sa i takon garave, mesojme se ne kupen “Gezim Mema & Vildan Tufi” do te kete edhe tentativa per thyerje rekordesh, çka do te thote se do te jete nje aktivitet shume interesant dhe i gjithi per t’u ndjekur./SHKODRA-SPORT.COM/