HomeFUTBOLLI I FEMRAVETë mërkurën përballë ukrainaseve të Vorsklas, klubi Vllaznia thirrje tifozëve për të...

Të mërkurën përballë ukrainaseve të Vorsklas, klubi Vllaznia thirrje tifozëve për të mbështetur vajzat kuqeblu

Vllaznia e femrave pas dy ditesh do te luaje ndeshjen e pare te fazes play-off te Champions League. Perballe saj ne stadiumin “Loro Boriçi” do te jete ekipi ukrainas i Vorskla Kharkiv-2. Fakti qe te dyja ndeshjet do te luhen ne Shkoder, padyshim qe eshte nje plus i madh per vajzat kuqeblu.

Por ato presin mbeshtetjen e tifozeve, sidomos ne kete ndeshje te pare qe eshte shume e rendesishme sepse nje rezultat pozitiv ne te, i hap rruge kualifikimit historik ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni.

Nderkohe vete klubi shkodran permes faqes zyrtare u ka bere thirrje tifozeve per t’i mbeshtetur vajzat kuqeblu duke bere te ditur se ne 70 per qind e stadiumit, hyrja e tifozeve do te jete falas.

Të dashur tifozë të Vllaznisë!

Ju bëjmë me dije se ditën e mërkurë, datë 21 shtator ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet ndeshja e parë e fazës play-off të “UEFA Women’s Champions League” në mes ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2 dhe Vllaznisë tonë. Kjo e fundit ka nevojë për ndihmën tuaj sepse është shumë pranë arritjes historike, kalimit në fazën e grupeve të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm europian në futboll për femra.

Në këto rrethana, vajzat tona presin mbështetjen tuaj në shkallët e stadiumit. Me përjashtim të tribunës qendrore ku çmimi i biletës është 500 lekë, në të gjitha tribunat e tjera hyrja do të jetë falas. Ftojmë të gjithë tifozët, në veçanti nxënësit e shkollave, fëmijëve e të gjithë ekipeve dhe Akademive në Shkodër, që të jenë në stadium për ta mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Eja edhe ti!

Vllaznia ka nevojë për ty!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments