Ne ndeshjen Laçi- Vllaznia qe u luajt pasditen e djeshme ne Laç dhe qe perfundoi me rezultatin e barabarte 1-1, u duk se te dyja skuadrat moren ate se çfare dhane ne fushen e lojes gjate 90 minutave te saj. Por ne fakt, shkodranet mendojne se mund te kishin marre me teper.

Dhe ne fakt per te gjithe shkodranet e pranishem ne stadium, per futbollistet, stafin teknik, drejtuesit por edhe tifozet kane patur shume pakenaqesi per arbitrimin ne momente te caktuara te ndeshjes.

Rasti i golit te Laçit erdhi nga nje goditje denimi e paqene dhene per skuadren vendase. Po ashtu ka patur edhe disa raste te tjera te cilat sipas shkodraneve kane ardhur nga nje vendim tendencioz i arbitrit Xhaja per te favorizuar Laçin dhe per te ndeshkuar skuadren e tyre.

Ndaj tij kane reaguar tifozet, por edhe nga pankina ka patur reagim, madje trajneri i portiereve Lekiqi ne dy momente eshte ndeshkuar me kartona te verdhe duke e lene me pas edhe pankinen pas kartonit te kuq te marre.

Ende nuk eshte e qarte nese klubi shkodran do te reagoje zyrtarisht per arbitrimin e kesaj jave dhe çdo gje do te mesohet ne ditet ne vijim. Sezonin e kaluar, Vllaznia eshte ndeshkuar shume nga arbitrat dhe si rrjedhoje shpresat jane qe te mos perseritet e njejta gje serish./SHKODRA-SPORT.COM/