Per nje jave me rradhe te Vllaznia u provua futbolisti senegalez Mbaba Ndiaye dhe ne fakt u mendua se do te firmoste me te dhe do te huazohej ndoshta per pak kohe tek ndonje skuader tjeter.

Ne fakt nuk eshte asnjera dhe as tjetra. 21 vjeçari qe ka luajtur kryesisht ne Seria D ne Itali me ekipe te ndryshme, mund te perfundoje tashme ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se Ndiaye pritet te jete pjese e Terbunit ne sezonin e ri. Trajneri Alcani e ka dhene aprovimin e tij per kete afrim qe mund t’i beje shume pune pukjaneve.

Te Vllaznia ne fakt kane vendosur te heqin dore nga prova e lojtareve te huaj dhe per kete arsye edhe senegalezi ne fjale, thjesht u testua per disa dite, por pa arritur te binde aq sa duhet stafin teknik per t’u bere pjese e saj.

Por tek Terbuni Mbaba Ndiaye mund te shnderrohet ne nje lojtar te rendesishem por per momentin e rendesishme eshte qe ai te hedhe firme ne kontrate dhe te zyrtarizohet si pjese e tij./SHKODRA-SPORT.COM/