Tek Veleçiku nuk duan te harxhojne me kohe por do te nisin menjehere nga pergatitjet. Pasi e kane emeruar Dritan Smajlin ne kry te pankines se tyre, tashme ka mbetur vetem nisja e stervitje dhe kjo gje do te ndodhe brenda javes qe vjen.
Nderkohe drejtuesit e klubit kane menduar edhe per t’i plotesuar kushtet e duhura per stervitje si baze materiale, por edhe nje terren te mire stervitor. Per kete arsye, ne bashkepunim edhe me drejtuesit e kompleksin “Duli” jane bere te gjitha perpjekjet qe fusha te jete ne gjendje optimale.
Dhe siç shikohet edhe nga fotoja ilustruese e ketij shkrimi, gjendja e saj eshte shume e mire. Koplikasit kane nder mend te nisin nje tjeter sezon si pretendente dhe per kete arsye, pritet perforcime ne rradhet e tyre.
Por perveç perforcimeve do kete edhe largime. Keshtu mesfushori Suad Bega siç kemi bere te ditur tashme ka zgjedhur te luaje per skuadren e Laberise ne sezonin e ri. Po ashtu mbrojtesi i djathte Arsen Elbasani eshte bashkuar me Vllaznia U21 dhe perveç tyre mund te kete edhe ndonje largim.
Por trajneri Dritan Smajli nuk duket shume i shqetesuar per kete gje. Ne bashkepunim edhe me drejtorin teknik Nuri Rexha, eshte i bindur se do te gjeje lojtaret e duhur per te ndertuar nje ekip pretendent per kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/