Tek Terbuni gjerat nuk po shkojne ashtu si duhet. Disa nga futbollistet qe jane nen kontrate me kete klub, ende nuk kane preferuar t’i bashkohen ekipit ne stervitje, me pretendimin se duan te largohen neper ekipe te tjera.

Por klubi pukjan permes nje njoftimi te shperndare pasditen e sotme, u ben thirrje te jene ne stervitje, ndryshe i presin sanksionet dhe paditja ne instancat perkatese dhe bllokimi i levizjes se tyre ne ekipet e tjera. Ja çfare shkruhet ne kete postim te Terbunit:

NJOFTIM I FK “TERBUNI”

Njoftohen të gjithë futollistët, të cilët janë në kontratë me FK Terbunin, të paraqiten pranë kompleksit sportiv “Zmijani”, Shkoder, për të vijuar seancat stërvitore me ekipin dhe përgatitjet për sezonin futbollistik 2023-2024.

Anashkalimi i këtij njoftimi dhe mosvënia e tyre në dispozicion të drejtorit teknik Alfred Pjetri dhe trajnerit Altin Xhahysa, do sjellë pasojat e paditjes së tyre në instancat e duhura, si dhe do kërkohet bllokimi i lëvizjeve të tyre në ekipet e tjera.

Për të shmangur këtë veprim, për të cilin ne kemi njoftuar dhe FSHF-në, secili nga futbollistët që ishte pjesë e ekipit të FK Terbuni për sezonin 2022-2023, dhe ka kontratë aktive me FK Terbunin, të marrë kontakte me drejtorin sportiv Alfred Pjetri për të diskutuar mbi vijimësinë ose detaje të tjera që lidhen me klauzolat e zgjidhjes me dakortësi të kontratës.
Nr. Kontakti i drejtorit sportiv Alfred Pjetri: 067 284 4072