Tërbuni ka prezantuar sulmuesin Albi Xhebrahimi. 25-vjeçari shihet si alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv. Kujtojmë se pukjanët militojnë në Kategorinë e Parë dhe krahas shumë largimeve nga sezoni i kaluar, kanë bërë disa afrime.

Xhebrahimi bashkohet me “shqiponjat e veriut”, pasi kishte mbyllur më parë aventurën me Erzenin. Në Shijak, ai ia doli të jeptë kontributin e tij. Shijakasit u ngjitën në Superiore, pasi e mbyllën edicionin e shkuar si nënkampion të së parës.

Por pas ketij suksesi, rruga e tij me kete ekip u nda dhe si rrjedhoje tashme ai eshte bere pjese e ekipit te Terbunit. Trajneri Alcani eshte shprehur herepashere se ka nevoje per perforcime, sidomos ne repartin e sulmit dhe me ardhjen e Xhebrahimit gjerat duken me mire.

Megjithate tek pukjanet merkatoja duket se do te jete ende e hapur dhe ne ditet ne vijim priten edhe te tjera perforcime. Drejtori teknik Viktor Gjoni eshte duke punuar ne kete drejtim dhe me shume siguri do ia dale te sjelle lojtare cilesore tek Terbuni.