Terbunit te Pukes “nuk i ben derman” as trajneri Ramadan Ndreu. Ne dy ndeshje qe ai e drejton kete skuader ka marre nje barazim javen e kaluar ne shtepi ndaj Beselidhjes, ndersa sot eshte mundur me rezultatin 1-0 nga Apolonia ne Fier.

Nje humbje qe e veshtireson edhe me shume kampionatin per pukjanet qe ndryshe nga pretendimet e deri para pak javeve, tashme e shohin veten jo shume larg zones se ftohte.

Nga Apolonise sot, Terbuni eshte ndeshkuar ne minuten e 80-te nga goli i shenuar nga futbollisti Eneh por qe u ka mjaftuar fierakeve per te marre nje trepikesh me shume vlere.

Me fitoren e sotme, Apolonia eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe tashme ka nderruar vendet me Terbunin qe mbetet ne kuoten e 21 pikeve dhe zbret ne vendin e 10-te duke qene vetem 6 pike larg Beselidhjes se vendit te fundit./SHKODRA-SPORT.COM/

APOLONIA – TËRBUNI 1-0

(Eneh 80′)

Formacionet zyrtare:

(4-3-3): Harizaj; Orelesi, Ndubuisi, Repaj, Omeri; Khalid, Shanaj, Hebeja; Gjata, Umejiego, Maksuti; Trajner: Veljko Dovedan

̈ (4-4-2): Vata; Ruqi, Luis, Peqini, Metani; Saliaj, Tafili, Mezini, Hysa; Xhebrahimi, Krasniqi; Trajner: Ramadan Ndreu