Vizitë surprizë në qendrën sportive të Al-Nassr në Arabinë Saudite.Komiteti i Antidopingut, zbarkoi në qendrën sportive të Al-Nassr përpara ndeshjes së radhës ndaj Al-Hilal.

Disa futbollistë iu nënshtruan testit surprizë përfshirë dy portugezët, Cristiano Ronaldo dhe Otavio.

Mirëpo, ky veprim i Komitetit të Antidopingut, la të pakënaqur drejtuesit e Al-Nassr teksa edhe fansat reaguan duke e konsideruar si një veprim të pamoralshëm.

Nga testimet e së kaluarës në Arabi janë zbuluar disa raste të futbollistëve që kryesisht kishin marrë steroide.

Në këtë sezon të ligës elitare në Arabi, Cristiano Ronaldo ia ka dalë të shënojë 33 gola dhe 10 asiste duke udhëhequr renditjen e golashënuesve, megjithatë sulmuesi nuk ka mundur të ndihmojë Al-Nassr të fitojë titullin që shkoi për Al-Hilal.