Teuta do të përballet me Kukësin në sfidën e javës së 4 në Durrës. Ekipi është në kërkim të fitores së parë pasi në 3 javë ka grumbulluar vetëm 2 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit me 1 pikë më tepër se Kukësi.
Afrimi i trajnerit Bledi Shkëmbi pritet të sjellë revulucion në formacionin bazë, pasi në pak ditë që është vendosur në krye të Teutës dëshiron të sjellë ekuilibër në ekip.
Statistikat mes dy ekipeve nuk kanë diferenca të mëdha ku Teuta numëron 13 fitore, 15 barazime dhe 20 humbje.
Vlen të theksohet fakti që Kukësi nuk arrin të fitoj ndaj Teutës që nga viti 2020 ku shifrat vuloseshin në 3-0 për verilindorët.