Teuta do të përballet me Kastriotin ditën e shtunë( 8 tetor) në orën 15:00.

Transferta ndaj krutanëve do të jetë një sfidë më vetë për Bledi Shkëmbin i cili vijon të kërkojë 3 pikët e para me blutë e detit.

Dita e sotme ka vijuar me seancë të dedikuar në përgatitjen fizike dhe shumë ushtrime taktike, ku me gjasë pritet të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Vllazninë.

Me ekipin është stërvitur dhe Arbër Çyrbja, që pritet të jetë i gatshëm për takimin me Kastriotin.