Egnatia ka befasuar Teutën në transfertë. Dy gola kanë ardhur nga Artur Magani, ndërsa shkurtimi i diferencave që bëri Gjeorgjiev i shërbeu vetëm statistikave. Në fund trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Martini (Teuta): “Krijuam raste në pjesën e parë, nuk arritëm që të shënonim. Këto ndeshje duhen fituar me patjetër. Mua personalisht më vjen turp nga kjo humbje sot. Kisha shumë besim kur ishim duke humbur 0-1 që do ta kthenim rezultati, por nuk rezultoi kështu”.

Ramadani (Egnatia): “Prisnim fitore më herët, jo ndaj Teutës. Gjithmonë duam që të fitojmë dhe na erdhi sot. Përvec tre pikëve, ne kemi fituar një qetësi. Këto pushime do t’i bëjmë ashtu si duhet, që të pushojë edhe truri i lojtarëve, jo vetëm muskujt. Ka qenë tension i madh. Kishim edhe pak fat sot, shënuam dy gola dhe menaxhuam mirë rezultatin. Kishim mungesa të mëdha dhe stoli ynë ishte shumë i dobët. Kisha frikë se do lodheshin lojtarët tanë në fushë”.