Teuta ia ka dalë të marrë një fitore jetike në Elbasan Arena ndaj Dinamos, duke e mundur 1-0 në sfidën e javës së 21-të të Superiores. Goli do vinte shumë shpejt, që në minutën e dhjetë. Emiliano Vila është mjaft i saktë para porte, duke gjetur rrjetën.

Kryeqytetasit nuk pajtohen assesi me rezultatin dhe rrisin presionin. Blutë shpërdorojnë pafund, ku vlen të përmenden rastet e Ibraimit, apo shtylla e Demirit. Në një ditë të mirë ishte edhe portieri i durrsakëve, Dema.“Gardiani” është vetëm 17 vjeçar dhe ka bërë disa pritje vendimtare sot.

Ekipi i Arapit është në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa dinamovitët janë në vendin e tetë me 19 pikë.

Formacionet zyrtare:

Teuta (4-2-3-1): Dema; Idrizaj, Jazxhi, Filipovic, Todorovski; Aleksi, Beqja; E. Vila, Hyka, L. Vila; Hebaj

Dinamo (4-2-3-1): Harizaj; Bardhi, Sofranac, Imami, Demiri; Lilaj, Siljanovski; Haxhiu, Ibraimi, Denisson; Chinedu