Laçi merr një fitore të artë duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0, Kukësin, një nga rivalët direkt për titull kampion. Sfida e luajtur në Laç u vendos nga golat e Malotës në minutën e 7-të, Adeleke në minutën e 41-të dhe Zylfiut në fund të sfidës.

Vendasit bënë një ndeshje pothuajse perfekte duke mos i dhënë shansin Kukësit të shënonte. Me këtë fitore, Laçi ka nxjerr pothuajse nga gara Kukësin pasi tani diferenca mes tyre shkon në 6 pikë.

Kurbinasit renditen në vendin e 2-të me 43 pikë, 3 pikë më pak se Tirana që sot humbi ndaj Kastriotit e tashmë Superliga është rihapur sërish.

Laçi – Kukësi 3-0

Laçi: Dajsinani, Ziko, Malota, Velkovski, Roganovic, Deliu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Adeleke, Velija Trajner: Mirel Josa

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lucas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basa, Musta, Shkurtaj
Trajner: Diego Longo