Teuta i ka dhënë fund serisë prej 4 humbjesh radhazi në kampionat, duke mundur minimalisht Skënderbeun, për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit. Kampionëve u ka mjaftuar goli i Lorenco Vilës për suksesin 1-0, në një duel që ka dhuruar pak emocione.

Ka qene nje aksion shume i bukur i durrsakeve ne minuten e 74-te qe u konkretizua me nje gjuajtje me koke te Viles i cili ka arritur ta mposhte portierin kunershtar.

Ne kete menyre, brenda 4 ditesh Teuta e mund dy here Skenderbeun me te njejtin rezultat, fillimisht ne mesjave per kupe ku autori i golit ishte shkodrani Hebaj, ndersa sot per kampionat shenoi Lorenco Vila.

Me kete fitore, duket se Teuta i ka dhene nje shkelm krizes qe po kalonte, nderkohe qe Skenderbeu zhytet gjithnje e me thelle ne te duke qene nje nga kandidatet per te rene nga kategoria.