Shqipëria e femrave është në ditën e tretë të grumbullimit në kuadër të dy sfidave të nëntorit që vajzat kuqezi do të zhvillojnë kundër Norvegjisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Arbenita Curraj, lojtarja e Vllaznise qe eshte edhe një nga elementet kyçë të mbrojtjes kuqezi theksoi ne nje prononcim te saj se atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë, ndërsa vlerësoi Norvegjinë dhe Kosovën si dy kundërshtare të forta. Curraj foli edhe për ndjesinë e të luajturit në një stadium si Air Albania, teksa shpreson që ekipi të marrë një rezultat të mirë ndaj Norvegjisë në shtëpi.

Atmosfera në ekip – Si gjithmonë, atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë, duke u bazuar edhe se po vijmë nga kampionati që po luhet në vendin tonë dhe besoj që dhe situata në grup është shumë e mirë.

Synimet në këto dy sfida – Normal, për çdo ndeshje synimi ynë është që të marrim pikë maksimale, por e dimë që Norvegjia është një nga top favoritet në grupin tonë, por që me Kosovën shkojmë absolutisht për të marrë pikët maksimale.

A duhet të ndihen favorite vajzat kuqezi kur luajnë në “Air Albania”? – Kur luan në shtëpinë tënde është gjithmonë më mirë dhe duke u bazuar edhe te ndeshja e parë e jona kundër Armenisë në Air Albania ku fituam 5-0, kemi shumë shpresa që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe të marrim rezultatin maksimal që ne mundemi nga kjo ndeshje.