Tifozet e kane pritur me interes qe te luante ndoshta pak minuta ne ndeshjen e sotme miqesore ndaj Erzenit, por nuk ka ndodhur keshtu.
Sulmuesi gjermano-kongolez Christopher Mandiangu ka qendruar vetem ne pankine dhe nuk ka luajtur sepse stafi teknik nuk e ka pare te arsyeshme nje gje te tille.
Ai vetem dje pasdite ka mberritur ne Shkoder nderkohe qe ne oret e vona te mbremjes edhe firmosi me Vllaznine dhe kuptohet qe do t’i duhet pak kohe te kape ritmin e ekipit.
Karriera e tij e meparshme dhe fakti qe ka qene lojtar me ekipet kombetare te moshave te Gjermanise (kombetare qe ka shume tifoze ne Shkoder), ka ber qe ne kete qytet te kete shume kersheri per ta pare ne fushen e lojes.
Mandiangu konsiderohet nje blerje e rendesishme per Vllaznine, por kete duhet ta tregoje ne fushen e lojes, Kampionati po afron dhe 28 vjeçari me pasaporte gjermane duhet te kape ritmin e skuadres dhe te jape me te miren e tij per te.
www.shkodrasport.com