Ditën e sotme në basketboll do të luhet një ndeshje shumë interesante. Në sallën sportive “Farie Hoti” përballen Tirana dhe Vllaznia, ndeshje për javën e 14 të Superligës.

Përpara kësaj sfide, të dyja klubet, janë mbledhur së bashku dhe kanë darkuar, duke e bërë e më emocionuese garën, pasi të tilla ndeshje kanë nevojë për “frymë” bashkimi.

Gjithashtu, përveç kësaj sfide, edhe një takim tjetër shumë interesant. Goga Basket kundër Partizanit në orën 17:00 do të zhvillohet në sallën sportive” Dhimitraq Goga”.

Në vendin e parë ndodhet Goga Basket me 24 pikë, kurse ndjek Teuta me 22 pikë. Vllaznia renditet e fundit me vetëm 15 pikë./newsport/