HomeHISTORITirana do ndeshet me Dinamo Tbilisi. Vllaznia e pësonte në tavolinë ndaj...

Tirana do ndeshet me Dinamo Tbilisi. Vllaznia e pësonte në tavolinë ndaj saj 22 vjet më parë

Nuk ka vetëm histori të bukura dhe me kualifikime për skuadrat shqiptare në Europë ndaj Dinamos së Tbilisit.

Vllaznia në sezonin 1998-1999 e pësoi nga një gabim foshnjarak, teksa sfidën në Tbilisi e humbi në fushë 1-0, por duke aktivizuar një lojtar të pafederuar u detyrua që të pranonte rezultatin në tavolinë 3-0.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Vllaznia fitoi 3-1 në Shkodër, por u eliminua nga rezultati në tavolinë. Edhe asokohe luhej për Champions League, ndërkohë që skuadra mike u përball me Atletikon e Bilbaos në raundin tjetër të Champions-it.

Një shans që e humbi Vllaznia që asokohe kishte president të ndjerin Myftar Çela. Për t’u theksuar se në fushë skuadrat shqiptare kanë shënuar gjashtë gola kundër katër të gjeorgjianëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments