HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana 'i bën dalje' katër futbollistëve, mes tyre edhe shkodranit Edon Hasani

Tirana ‘i bën dalje’ katër futbollistëve, mes tyre edhe shkodranit Edon Hasani

Tirana ka udhëtuar sot në mesditë drejt Pogradecit, aty ku do të përgatisë ndeshjen për raundin në Champions League.

Drejtuesit bardheblu janë duke formatuar grupin e sezonit të ri, ndërsa newsport.al mëson ekskluzivisht se katër lojtarë nuk do të jenë më pjesë e bardhebluve.

Edon Hasani, Tefik Osmani, Edvan Bakaj dhe Erando Karabeci duket se e kanë mbyllur me Tiranën, nisur dhe nga aktivizimi I pakët në ndeshjet e kampionatit në sezonin që sapo u mbyll.

Të katër lojtarët nuk kanë udhëtuar me grupin drejt fazës mini-përgatitore, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve janë konfirmuar.

Per shkodranin Edon Hasani ka disa alternativa per vazhdimin e karrieres, njera nga te cilat edhe tek Vllaznia megjithate kjo gje do te shihet ne vazhdim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments