Edhe pse nuk është periudhë merkatoje, stafi drejtues i Tiranës është gjithmonë në kërkim të talenteve të futbollit, të cilët do t’i shërbejnë skuadrës jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe sa u përket shëndoshjes së financave.

Bardheblutë kanë firmosur së fundmi me mesfushorin e Shqipërisë U-19, lezhjanin Jordi Jaku. Futbollisti 17-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Dinamos (më herët ka luajtur me Shënkollin), është aktivizuar që 16 vjeç me blutë (2022-2023).

Cilësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Tiranës, që, duke përfituar nga mungesa e profesionalizmit të stafit të Dinamos (nuk ditën ta vlerësonin potencialin e tij), arriti të siguronte firmën e futbollistit të përfaqësueses së të rinjve të Shqipërisë.

Jaku konsiderohet një lojtar premtues, të cilin shumë shpejt mund ta shohim në formacionin bardheblu, për të ndjekur më pas gjurmët e talenteve që nga bardheblutë janë katapultuar në futbollin europian.

Ai eshte formuar si futbollist tek Akademia e Shenkollit dhe dallohet per cilesite e tij. Jordi eshte njekohesisht edhe pjese e kombetares U19 te Shqiperise.